Deputeti i PS, Adnor Shameti deklaroi në Report Tv se kandidatët që do të aplikojnë për Kryeprokuror të përkohshëm do të analizohen nga Komisioni i Ligjeve, që sipas tij do të luajë rolin e KLP dhe më pas do i dërgohen tre emra Kuvendit.
Ai theksoi se procesit është me rëndësi që t?i bashkëngjitet edhe PD, që kandidatura të përfaqësojë të gjithë shqiptarët, ndërsa do të ishte pikënisja e paktit kombëtar për integrimin.
?Kriteret janë përcaktuar në ligjin organik për prokurorinë dhe në Kushtetutë, janë dispozita referuese dhe janë ezauruar në media. Kriteri tjetër është që të ketë 15 vite eksperiencë dhe duhet të vijë nga brenda organit të prokurorisë.
E rëndësishme për ?Ligjet? dhe PS është procesi, që të jetë transparent dhe i hapur për publikun.