Dhuna ndaj Arbitrit, flasin kapiteni dhe trajneri i Këlcyrës: Ja çfarë ndodhi

2018-05-09 1

Mbështetës dhe lojtarë të ekipit të Këlcyrës kanë protestuar këtë të hënë duke kërkuar lirimin e tre futbollistëve, të cilët u arrestuan pas dhunës së ushtruar ditën e djeshme ndaj arbitrit të ndeshjes Përmeti-Këlcyra e luajtur në stadiumin "Durim Qypi", e vlefshme për kategorinë e dytë.

Protestuesit kanë bllokuar për disa minuta aksin nacional Këlcyrë-Përmet. Si lojtarët ashtu edhe drejtuesit e klubit futbollistik Këlcyra akuzojnë gjyqtarin Alvi Paço se ka marrë ryshfet për t'i dhuruar fitoren ekipit të Përmetit.

"Kam shkuar dy herë në federatë për një arbitër që ishte në rregull me ndeshjen, të ishte më i mirë, në mënyrë që të mos ziheshin dy qytetet me njëri-tjetrin. Tërhoqa ekipin për të mos e vijuar lojën. Dyshojmë se ka marrë ryshfet. Dhuna është e dënueshme por kjo është e vërteta. Nuk mund të na përjashtojë një arbitër i korruptuar nga kategoria", tha trajneri i ekipit të Këlcyrës, Robert Spahiu i cili u shoqërua në komisariat pas dhunës ndaj arbitrit fierak.