Report TV - Kreu i PD, Basha: Rama të zbatojë ligjin dhe Kushtetutën për Kryeprokurorin

2018-05-09 0

"Nuk do ketë prokuror të përkohshëm, nëse Rama e bën do përballet politikisht me opozitën".

Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke iu përgjigjur Edi Ramës për t'u ulur dhe negociuar për zgjedhjen e Prokurorit të Përkohshëm deri në formimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Basha tha se PD nuk do të bashkëpunojë me askënd që e fton të shkelë Kushtetutën.

?Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me 3/5 dhe nuk mund të zgjidhet pa Vetting. Pse 1 vit e gjysmë pas reformës në drejtësi Rama do të emërojë një prokuror vetëm me votat e maxhorancës? Për të mbrojtur paratë e pista të drogës, për të mbyllur dosjet e krimit, Tahirit, Habiljave, Balilajve, Qazim Sejdinit, Damian Gjiknurit, Vasgjush Dakos. Me ligjin që vetëm Rama ka caktuar ky prokuror ka fuqi të transferojë apo pezullojë prokurorët?, tha Basha.