Ora News - Abuzimet në treg, qeveria kërkon monitorim më të rreptë nga Autoriteti i Konkurrencës

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tregjet financiare dhe ato të sigurimeve mbesin më problematikët përsa i përket zbatimit të rregullave të konkurencës së lirë.

Në 13 vite të punës, Autoriteti i Konkurrencës ka marrë 488 vendime, nga të cilat 37 vendimet janë mbi subjektet e kompanive të sigurimeve dhe bankave.

Në total prej këtij Autoriteti janë vendosur 10 milion dollarë gjoba. Megjithatë Zv/kryeministrja, Senida Mesi, theksoi se duhet forcuar roli i këtij institucioni.

Mesi: Qeveria e Shqipërisë e konsideron themelore ekzistencën e ekonomisë së tregut të lirë të bazuar në iniciativën e lirë të sipërmarrësve, garant i së cilës është respektimi i konkurrencës së lirë mes të gjithë aktorëve të tregut, dhe e vlerëson pozitivisht rolin e Autoritetit të Konkurrencës në sigurimin e një konkurrence të lirë dhe efektive në treg, në zbatim të ligjit nr. 9121, datë 28.7.2003, ?Për mbrojtjen e konkurrencës?, të ndryshuar. Ne inkurajojmë Autoritetin e Konkurrencës që të përmbushë të gjithë rekomandimet e lëna nga Kuvendi i Shqipërisë duke monitoruar pa ndërprerje tregjet e ndryshme dhe duke marrë vendime dhe masa korrektuese të shpejta dhe të zbatueshme.

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, nënvizoi se një monitorim i rreptë i tregut dhe zbatimi i gjobave për shkelësit do të ofrojë më shumë garanci për konsumatorët.

Manja: Në terma ekonomik këto gjoba nuk janë të lehta për t u anashkaluar pasi përllogatiten në baze të xhiros vjetore dhe arrijnë deri në 10 përqind. për një ekonomist nuk është e vështirë për të kuptuar pasojat financiare të një kompanie që gjobitet me këto nivele gjobash ndërsa në terma juridik e rregullon vet ligji pasi i konsideron titull ekzekutiv dhe të gatshme për t u ekzekutuar duke krijuar kështu pasoja të menjëhershme financiare për shoqëritë.

Ndërsa, Russell Pittman, Drejtor i Kërkimeve Ekonomike, në Departamentin e Drejtësisë në e vuri theksin në krijimin dhe ruajtjen e tregjeve të lira por dhe në garantimin e të drejtës së pronësisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/abuzimet-ne-treg-qeveria-kerkon-monitorim-me-te-rrepte-nga-autoriteti-i-konkurrences