Ëshë shoqëruar me tensione Komisioni i Sigurisë, teksa temë diskutimi ishin dëmet që shkaktuan përmbytjet në fund të muajit nëntor, ku demokratët i kërkuan llogari mazhorancës pse nuk ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Ka qenë deputeti i djathtë, Flamur Noka, që i ka marrë mikrofonin socialistes Ermonela Felaj, duke u përplasur me të.
Kjo e fundit është larguar nga mbledhja bashkë me kolegët e majtë, duke lënë në mbledhje vetëm opozitën. Teksa largohej, duke e cilësuar të turpshëm vendimin e Nokës, ky i fundit i kërkoi të pushojë se nuk i jep llogari asaj, duke shtuar se ka shumë si puna e saj dhe do të ketë sërish.
Noka: A ka mundësi kur të kërkoj unë fjalën mos të thoni njeri.
Felaj: Turp
Noka: Pusho, s?ka nevojë me të dhënë llogari ty, sa ka pasur si puna jote këtu dhe sa do ketë. Mos iu bëni hile qytetarëve. Ju ju keni fut gishtin qytetarëve dhe nuk i shpërbleni, do merrni gishtin mbrapa. Fjalën s?ma ndalon dot mua jo Salmonela, po askush. O çun, pusho, ec aty.
Braimllari: E turpshme që të ikë mazhornaca nga komisioni. Jeni totalisht të corientuar dhe nuk ju interesojnë situatat e qytetarëve. Nuk është e vërtetë që përmbytjet kanë qenë më të pakta, por nuk i raportoni dhe i fshihni. Kjo tregon papërgjegjshmërinë tuaj.