Shqiperia kthen syte nga emigrantet

2018-05-09 0

Shqipëria kthen sytë nga emigrantët. Për herë të parë dy institucione shtetërore kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, i cili do të orientojë burimet financiare që vijnë nga diaspora në kanalet e duhura ekonomike.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha se vendi ynë ka tarifat më të larta në rajon për dërgesat që emigrantët bëjnë në familjet e tyre, çka mban në nivele të larta dërgimin e parave në ?cash?.

Gent Sejko: ?Në nivele mjaft të larta vazhdon dërgim i tyre në formën e parasë formë ?cash?, i cili meriton më shumë vëmendje nga ana jonë?.

Ministri i Shtetit për Diasporën kërkoi që institucionet shtetërore të krijojnë politika për të mbështetur shqiptarët që jetojnë jashtë.

Pandeli Majko: "Shqipëria pavarësisht nivelit të lartë të remitancave nuk i ka përdorur ato për të siguruar rritje të strukturuara ekonomike?

në vitin 2016 dërgesat e emigrantëve arritën në 1.06 miliardë dollarë, duke ia kaluar edhe portofolit të investimeve të huaja. Kostoja e një dërgese në Shqipëri llogaritet të jetë 9.4% e shumës, nga 7.2% që është mesatarja e rajonit.