Report TV - 870 fidanë pishe në parkun e Liqenit të Farkës, Veliaj: Më shumë oksigjen për Tiranën

2018-05-09 2

Parku i Liqenit të Farkës po shndërrohet në një pikë referimi për frekuentuesit e të gjitha moshave që duan të kalojnë disa orë të qeta në ajër të pastër e larg zhurmës së qytetit. Në përgjigje të thirrjes së Bashkisë së Tiranës për të mbjellë një numër pemësh për çdo makinë, kompania Porsche Albania iu bashkua kësaj nisme duke dhuruar 870 fidanë pishe, të cilat iu shtuan Liqenit të Parkut të Farkës, si pjesë edhe e projektit të Pyllit Orbital.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, falenderoi të gjithë ata që kontribuan për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra në kryeqytet, duke ndihmuar për një jetë të shëndetshme edhe për brezat e ardhshëm. ?Jam 870 herë mirënjohës për secilën prej pemëve që është mbjellë këtu sot. Thirrja që kemi bërë për të mbjellë një numër pemësh për çdo makinë të përdorur, ka marrë përgjigjen e duhur, kështu që u jam shumë mirënjohës sot, jo vetëm për dhurimin e pemëve, por për faktin që e gjithë kompania me familjet, me fëmijët, me partnerët e tyre e trajtojnë këtë si një ditë komuniteti. Unë besoj që kur të kalojnë këto sherret tona, kur të jetë zhvilluar vendi do kemi mundësi të kthejmë kokën mbrapsht dhe të themi, kjo ishte ajo pjesë e Pyllit Orbital që mbollëm ne?, tha Veliaj.