Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqipëria dhe Mali i Zi nuk kanë çështje të hapura mes tyre andaj duhet të çojnë përpara bashkëpunimin dy palësh në ekonomi për rritjen e shkëmbimit tregtar.
Këtë mesazh përcolli Presidenti i Malit të Zi, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në vendin tonë gjatë një konference të përbashkët me homologun e tij Ilir Meta.
Filip Vujanoviç: Mes dy vendeve tona nuk kemi pyetje të hapura, kemi hapësira për punë.Në çdo hapësirë tjetër do të avancojmë në marrëdhëniet tona. Kemi mbledhje të përbashkët të qeverive dhe do të kërkojmë hapësirë për bashkëpunim jo vetëm në ekonomi por edhe fusha të tjera. Duhet të riafirmojmë projektet rajonale, në energjitikë dhe rrugët. Ti ofrojmë shanse ndërtimit të rrugës Adriatiko-Joniane dhe Gazsjellësit që është projekt i vendit tonë dhe kanë rëndësi dhe për rajonin.Jemi dy shtete që japim shembull për një kontroll të mirë të kufirit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vujanovic-ne-tirane-jemi-mirenjohes-ligjin-e-mbrojtjes-se-pakicave