Noka - Felaj përplasen në Komision - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetarja e Komisionit të Sigurisë socialistja Ermonela Felaj dhe nënkryetari demokrat Flamur Noka, u përfshinë sërish në debate të ashpra mes tyre teksa flisnin për përmbytjet.



Duke tentuar të merrte fjalën, Noka i tërhoqi me forcë mikrofonin drejtueses së Komisionit. Moment që pasoi me tensionimin e situatës.



Pas përplasjes, deputetët socialiste u larguan nga mbledhja, duke lënë opozitën të vetme në mbledhjen, gjatë të cilës duhet të dëgjohej raporti mbi përballimin e situatës së përmbytjeve të javës së fundit.



Opozita akuzoi qeverinë se nuk do t?i dëmshpërblejë qytetarët.



Konflikti mes Nokës dhe Felajt, prej kohësh është shndërruar në rutinë në mbledhjet e Komisionit të Sigurisë, duke lënë mënjanë debatet mbi nismat ligjore.

Free Traffic Exchange