Aldo Morning Show/ Saimiri nga Elbasani i shpreh publikisht dashurine gazetares (11.12.17)

2018-05-09 0

Saimiri nga Elbasani i ka shprehur dashurinë gazetares së Korçës në ?Aldo Morning Show?. Ai i kërkoi Enxhit të flisnin privatisht me njëri-tjetrin, ndërkohë që gazetarja ia preu shkurt duke i thënë se nuk kanë për çfarë të flasin pasi ajo është e fejuar.
Saimiri këmbënguli të fliste me të dhe nuk besonte kurrsesi që ajo është me dikë tjetër.
Saimiri: Të pëlqen poezia ime?
Enxhi: Më pëlqen por unë jam e fejuar.
Saimiri: Nuk ka rëndësi, të flasim në mënyrë private. Dashuria nuk ka kufij, është një ndjenjë e paparë.
Enxhi: Jo çdo gjë që shikohet në ekran preket dhe shijohet.
Saimiri: Më ke këtu dhe nuk largohem, dua të bisedojmë për një dashuri të vërtetë. Unë nuk e besoj që ajo ka burrë. Mua mendja dhe zemra më rreh tek ty. O syri bukur, kam shumë gjëra që nuk i harroj, më fluturon mendja tek ty.

Free Traffic Exchange