“Kryeprokurori”, Rama-opozitës: Negociata për një “pakt për Europën” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Rama kërkoi serish bashkëpunimin me opozitën për zgjedhjen e Prokurorit të përkohshëm të Përgjithshëm. Kreu i qeverisë tha se kërkon të përsërisë dakordësinë e 18 majit, me qëllim kapërcimin e këtij momenti të rëndësishëm.



?Nuk zgjodhëm procesin e ngushtë duke mbledhur firma e përcaktuar kandidatë siç mund ta bënim, por zgjodhëm një proces që i japim mundësi opozitës që të futet në proces.?



Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, Rama kërkoi mirëkuptimin e pakicës jo për shkak të pamundësisë së numrave në Parlament, apo boshllëkut ligjor, pasi këto flasin në favor të mazhorancës.



?Nuk do rresht së ftuari opozitën të bëhet pjesë e këtij procesi, sepse avazi nuk mund të nisë nga e para, që jo vetëm ne, por edhe SHBA dhe BE të mos e lexojnë mirë ligjin, por vetëm opozita ta lexojë.?



Kryeministri tha se në takimet e javës së shkuar në Bruksel mori mesazhe të qarta për mundësinë e artë të çeljes së negociatave për anëtarësim në 6-mujorin e parë të vitit 2018. Porse bashkëpunimin me opozitën e shikon si moment kyç në proces.



?I lutem shumë Lulzim Bashës ta dëgjojë mirë këtë mesazh dhe të marrë të gjithë përgjegjësinë e udhëheqjes në drejtimin e duhur për çeljen e negociatave për anëtarësim, që është një proces i gjatë.?



Afati për dorëzimin në Kuvend të kandidaturave për postin e kryeprokurorit përfundon pasditen e datës 12 dhjetor. Më pas kandidatët do të zhvillojnë seanca dëgjimore dhe të gjithë ata që plotësojnë kriteret kalojnë për votim në Parlament.