Zona turistike e Thethit është mbuluar prej ditësh nga reshjet e dendura të dëborës, të cilët kanë bllokuar edhe rrugën. Një banor i bllokuar në Theth foli sot për Report Tv, ku i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të ndërhyjë për të zhbllokuar rrugën, e cila sipas tij, mbetet nën pushtetin e dëborës çdo dimër.
Ai hodhi akuza të forta ndaj dy bashkive veriore, asaj të Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe, teksa tha se asnjëra nuk punon për të zhbllokuar rrugën, për shkak të xhelozizë.
?Mbrëmë kemi shkuar në tentativë për të nxjerrë një koleg tonin që i ka mbetur makina e bllokuar, por nuk kemi arritur. Duhet patjetër një fadromë në dispozicion, pasi fryn dhe erë?, tha banori.Ka ndonjë sinjal si do veprohet?
Absolutisht jo, kanë vdekur shpresat nga të dyja bashkitë, janë të pafuqishme, të paorganizuara. Unë i bëj thirrje direkt Ramës, sepse asgjë nuk bëhet këtu nga këto dy bashki për arsye xhelozie. I bëj thirrje dhe Ramës të marrë masa, pasi Thethi është një vend turistik. Tre muajt e dimrit Thethi është në gjendje kritike. Nuk japin 10 mijë euro për të rregulluar rrugën e Thethit.
Sa banorë janë izoluar?
Jemi rreth 35 familje që jetojmë gjithë dimrin këtu. Por ka dhe disa fshatra të tjera, që përdorin këtë rrugë. Është një rrugë që asnjë s?po di t?i japë zgjidhje, bashkitë nuk bien dakord kurrë. Vetëm kryeministri mund ta zgjidhë çështjen e kësaj rruge, i lutem.
Jeni përgatitur?
Janë përgatitur të shkretët, sepse e njohin zonën.