Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Droga që u kap para disa ditësh në afërsi të ishullit të Kretës, dyshohet se mund të destinohej për të financuar terrorizmin.
Anija rimorkiator me 6,2 tonë kanabis u ndalua mesjavën e kaluar, pasi kishte lundruar nën survejimin e shërbimeve inteligjente greke dhe të huaja.
Policia bregdetare greke ka publikuar edhe një video nga ky operacion, që u zhvillua në bashkëpunim me Europolin dhe drejtorinë e doganave franceze.
Një anije patrullimi greke, që mbështetej nga një avion i agjencisë europiane të kufirit, Frotenx, e lokalizuan rimorkiatorin në një distancë 50 milje nga pjesa jugore e ishullit të Kretës.
Edhe pse rimorkiatorit i dolën përpara komandos të forcave speciale, u desh të hidheshin disa të shtëna paralajmëruese që anija të ndalonte.
I gjithë ekipazhi i rimorkiatorit, i përbërë nga 6 shtetas sirianë u arrestua.
Të gjashtë ata do të paraqiten në hetuesi këtë të hënë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/greqi-anija-me-62-tone-droge-dyshohet-se-ishte-financimin-e-terrorizmit