Dy ditë edhe “Dajti n’Fest” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duke filluar nga kjo e diel të gjithë të pasionuarit pas hedhjes me parashute nuk kanë nevojë të udhëtojnë deri në Llogara.



Një pistë e tillë gjendet edhe në Tiranë pikërisht në malin e Dajtit.



Në Ditën Ndërkombëtare të Maleve, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, organizuan për dy ditë me radhë ?Dajti n?Fest?, ku u promovua turizmi dhe produktet e zejeve të zonës.



?Më vjen shumë mirë që e mbajtëm fjalën, edhe e di që kemi shumë punë për të bërë. Ky është vetëm fillimi. Sapo kemi markuar territorin për ta kthyer pastaj në një pistë profesioniste që mund të akomodojë dhe dhjetëra sportistë njëkohësisht, megjithatë fillimi i mbarë është gjysma e punës?, Një njeri që s?ka pasion, që s?ka dëshirë, që s?ka hobi, nuk mund të bëjë dot gjëra të bukura. Unë besoj që kjo është një metaforë, një histori e njerëzve që kur kanë pasion diçka i qepen atij deri sa të dalin me sukses. Po të shikojmë të gjitha historitë e bukura të qytetit tonë janë histori të njerëzve me pasion.?



Veliaj tha se për festat do te hapet tregu i gjelave në Baldushk.



?Meqë janë festat dhe kemi kapur borën e parë në Dajt, dua t?iu uroj të gjithëve gëzuar festat. Shumë shpejt do të hapim tregun e gjelave jo në mes të Tiranës, por në Baldushk, aty ku është gjeli më i mirë i detit. Do të kemi shumë prodhime të fermave tona dhe inkurajimi është ky, vendi ynë është i bekuar! Kemi produkte lokale, kemi natyrë, kemi arsye për t?u marrë me sport. Nëse do t?i kalojmë festat në këtë mënyrë, edhe do inkurajojmë ekonominë lokale, ajo do të ishte lajm shumë i mirë edhe për të gjithë ata që e kalojnë të gjithë vitin në fermat apo në zonat rurale për të jetuar me ekonominë që sjell fshati?, tha Veliaj.



Dajti n?Fest ofroi për qytetarët e Tiranës mundësi argëtimi, ndërsa banorët e zonës patën mundësi që të ekspozonin dhe të shisnin produktet e tyre agroushqimore.

Free Traffic Exchange