E hëna do të dëshmojë nëse tentativa e raundit të gjashte për krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë këtë radhë do të jetë e suksesshme. Pas pesë raundesh dështimesh radhazi që të kualifikohen tre kandidatë nga shoqëria civile nga të cilët kuvendi do të zgjedhe fituesin, ky proces ka marre një zhvillim te ri.
Në zyrat e Avokatit te Popullit janë paraqitur pesë kandidatë, Entela Hoxha, Andi Muratej, Vladimir Vladaj, Alfred Balla dhe Bledi Bajri që deri ditën e nesërme duhet të plotësojnë dokumentacionin e munguar.
Deri tani vetëm Entela Hoxhaj ka plotësuar të gjitha kriteret formale ligjore, ndërsa kandidatet e tjerë duhet të dëshmojnë se kanë 15 vjet përvoje punë si jurist.
Pas verifikimit të dosjeve të kandidateve nga Avokati i Popullit do të jetë komisioni ad hoc i shoqërisë civile i drejtuar nga Andi Dobrushi me anëtare Elsa Ballaurin, Ina Xhepen, Rajmonda Bozon dhe Atmir Manin do të thotë fjalën e fundit për Kuvendin. E gjithë kjo procedurë do të zhbllokonte edhe zgjedhjen e kryeprokurorit te ri të vendit, do të sillte edhe funksionimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe mekanizmave të tjerë të Reformës në Drejtesi.
Për Klan Plus përfaqësues të shoqërisë civile pohuan se për të dalë nga kjo situatë anormale duhet ndryshimi i kritereve qe u kërkohen kandidatëve për Këshillin e Larte të Prokurorisë. Kjo mundësi është lënë e hapur edhe nga kryetari i Komisionit te Ligjeve Manja në rast dështimi të raundit të gjashtë.
Klan Plus