Projekti pilot deri nė fund tė vitit, ē'dodh me kartėn e rezidentit pas 31 dhjetorit

2018-05-09 0

Karta e rezidentit që ofron parkim falas për qytetarët e Tiranës brenda zonës ku banojnë, vlen deri në fund të këtij viti. Deri tani nuk ka një njoftim nga Bashkia e Tiranës se si do të veprohet në vazhdim me banorët që përdorin falas këtë shërbim.

Karta e rezidentit është falas, të paktën deri në fund të vitit. Përmes kartës së rezidentit qytetarët e Tiranës përfitojnë parkim falas në vendet e dedikuara brenda zonën ku banojnë.

Tirana është e ndarë në 4 zona për parkim me pagesë dhe do të ketë 3 nivele tarifimi, të cilat janë 20, 40 dhe 100 lekë. Qytetari rezident gëzon të drejtën të parkojë pa pagesë edhe në rrugët kryesore të zonës së tij, të cilat janë me pagesë.

Karta e rezidentit, që ofrohet për 12 muaj, do të jetë falas vetëm për fazën e projektit pilot, deri në fund të vitit, por ende nuk ka një njoftim nga Bashkia e Tiranës së çfarë do të ndodhë pas kësaj date. Pulla identifikuese është ?e personalizuar? vendoset brenda xhamit, në pjesën e përparme të automjetit, ?lehtësisht e dukshme? ku shënohet targa e automjetit, afati i vlefshmërisë, numri serial, si dhe numri i zonës.