Tifozët e Partizanit konfrontohen me policinë para sfidës me Teutën

2018-05-09 2

TIRANE-Një incident ka shtyrë me 11 minuta nisjen e ndeshjes mes Partizanit dhe Teutës në Kategorinë Superiore të kampionatit shqiptar të futbollit. E ndërsa ndeshja ishte planifikuar për të nisur në orën 16:00, lojtarët nuk kanë pranuar që të zbresin në fushë pa u lejuar tifozët në stadium.
Mbështetësit e kuq nuk u lejuan të futen pa karta identiteti duke shkaktuar irritim, ndërkohë që në mbështetje të tyre dolën lojtarët. Në fushë ka zbritur për të zgjidhur situatën edhe Olsi Rama, që është pjesë e stafit drejtues të Partizanit.

Ndeshja në ?Selman Stërmasi? filloi kur tifozët u futën në stadium, ndërsa disa prej tyre u shoqëruan pas konfrontimit me policinë. Dy ekipet, Partizani dhe Teuta luftojnë për pikët e plota, pasi vijnë nga një paraqitje shumë e dobët këtë edicion të Superiores.

Free Traffic Exchange