Elbasan – Tirane mbetet e bllokuar

2018-05-09 0

Masivi shkembor i rrëzuar ne rrugën Tiranë - Elbasan vijon të mbajë të bllokuar kalimin për të gjithë automjetet që vijnë nga Elbasani.

Makinat që nisen nga Tirana mund të kalojnë pa problem, por aksi tjetër ka detyruar që të gjitha makinat që vijnë nga Elbasani të mos udhëtojnë përmes tunelit, por nga rruga e vjetër e Krrabës.

Autoriteti Rrugor thotë se situata është e rëndë dhe se po punohet me policinë për të shtuar një karanxhatë në këtë segment në mënyrë që edhe makinat që vijnë nga Elbasani të mund të hyjnë në tunel.

?ARRSH do të nisë një hetim administrativ për nxjerrjen e pergjegjësive. Ekspertë të gjeologjisë kanë nisur që tani studimin e natyrës së zonës?, ka thënë Adrim Qendro, drejtor i ARRSH.

Mësohet se ky segment është dorëzuar në muajin Nëntor. Në Tetor një tjetër auditim për këtë vepër që deri tani ka kushtuar 400 milione Dollarë dhe ende nuk ka përfunduar ka nisur nga një grup i Minsitrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Tv Klan