Janë pasagjerë me bileta për të udhëtuar drejt Brindisit. Po presin në territorin e portit të Vlorës dhe nuk kanë asnjë dijeni për pezullimin e lundrimit. Ky vendim është dhënë që të shtunën nga kapiteneria e porteve për shkak të motit të keq në det, por agjencitë kanë shitur bileta Vlorë - Brindsi.
Bëhet fjalë për tetë autobusë me pasagjerë, makina të vogla dhe kamionë të transportit të mallrave. Ata nuk do të udhëtojnë as këtë të dielë. 48 orë black out. Udhëtarët kërkuan shpjegime të agjensitë për situatën e krijuar, kurse siguria e portit për një orë nuk lejoji mediat e portit.
Abcneës u interesua te Autoriteti Portual për atë që po ndodh në Vlorë. Jashtë kamerave drejtori Admir Malaj tha se janë agjencitë ato që duhet të kishin njoftuar pasagjerët për lundrim të hënën dhe jo të dielën. Për të zgjidhur ngërçin zyrtarisht u komunikua edhe me shërbimet portuale të Brindizit për të kryer përpunimin e pasagjerëve këtë të dielë, por pala italiane nuk ofron shërbim jashtë kalendarit zyrtar të lundrimit nga Shqipëria.
Tv Klan