Zbardhet rolet ne trafikun e 2.5 ton kanabis

2018-05-09 8

Hetimet e Krimeve të Rënda kanë arritur të zbërthejnë të gjithë grupin që trafikoi 2.5 ton kanabis në muajin Janar nga porti i Durrësit dhe të zbulojnë rolin e gjithësecilit nga 12 personat e arrestuar.

Nga hetimet rezulton se në krye të grupit qëndronin nënkomisari i policisë Festim Lelaj dhe shtetasi Euron Hoti.

Oficeri i policisë siguronte mosprekejen e drogës nga aksionet e policisë. Ndërsa Hoti kishte siguruar dy kamionë me lendë drusore me qëllim tranportin drejt Gjermanisë, aty ku ishte dhe destinacioni perfundimtar i drogës.

Pritësi i lëndës narkotike ishte pikërsisht Hoti, i cili mbante edhe një emër tjeter, atë të Artan Abasit. Ai përdorte një pasaportë angleze të falsifikuar dhe hiqej si shqiptar nga Kosova.

Shofer i kamionit ishte Dhimo Koraj i cili u arrestua në Itali pasi kamioni me drogë doli nga Porti i Ankonës.

Dy efektivët e policisë në Portin e Durrësit Agron Kapllanaj e Gëzim Dervishi si dhe dy doganierët Altin Katundi si dhe Mikail Hila kanë neglizhuar me detyrën duke lejuar kalimin e drogës. Prokuroria i konsideron veprimet e qëllimshme dhe i konsideron si pjesë të grupit.

Skënder Siceqa dhe Aurel Lazaj dyshohet se kanë trafikuar një tjetër ngarkesë që po i njëjti grup ka kaluar nga Porti i Vlorës në vitin 2014. Në këtë kohë punonjes policie në këtë pikë kufitare ka qenë nënkomisari Lelaj. Tre të arrestuarit e tjerë Arbi Mustafa dhe Malton Lleshi dyshohet se kanë siguruar lëndën narkotike, kryesisht në zonën e Vlorës.

Tv Klan

Free Traffic Exchange