Rruga Elbasan-Tiranë, ende e bllokuar - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë pamjet e rrugës kombëtare Elbasan - Tiranë këtë të diele. Masivi shkëmbor i shkëputur vijon të jetë ende prezent ne rrugë, duke e bërë atë të pakalueshme. Aktualisht për të shkuara në Elbasan rruga është e lire, por kthimi do të vijojë të behët nga rruga e vjetër, Qafë Kërraba.



Kreu i autoritet rrugor Afrim Qëndro e konsideron këtë rrëshqitje një fenomen natyror, mbi të cilin po kryen analizat gjeologjike.



Pas përfundimit të studimit pritet të vendoset mbi masat që duhet të merren, si dhe kostot për riparimin e dëmit.



Projekti i rrugës Tiranë -Elbasan është vlerësuar nga Ministria e Transporteve dhe Ekspertet si i keq studiuar. Kjo rrugë u hap në 2013 para se ajo te mbaronte në mënyrë të pjesshme, por 4 vite më pas vijon të jetë ende e papërfunduar në 13 km nga Mulleti deri në hyrje të tunelit.



Në maj të këtij viti, qeveria miratoi një fond shtesë në masën 30 mln euro, por mesa duket ajo do të kërkojë sërish para shtese.