Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vendimi i qeverisë për të vendosur të gjitha sistemet elektronike, që financohen nga buxheti i shtetit nën adminstrimin Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, për Partinë Demokratike është përpjekje e Edi Ramës për të marrë në kontroll sistemet elektronike të shqiptarëve. Ky denoncim është bërë nga deputeti Endri Hasa, i cili ka shtuar se ky vendim i hap rrugën koncensionit të menaxhimit të TVSH prapa të cilit është vëllai i kryeminsitrit.
Partia Demokratike nëpërmjet deputetit Endri Hasa akuzoi kryeminsitrin Edi Rama se po merr në kontroll të gjitha të dhënat elektronike të shqiptarëve. Kjo sipas deputetit po bëhet nëpërmjet marrjes nën administrim të të gjitha sistemeve elektronike të shqiptarëve nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Hasa: Më parë kjo Agjenci vepronte si koordinuese dhe mbikqyrëse e veprimeve në sistemet elektronike ndërmjet institucioneve qeveritare, ndërsa me vendimin e Këshillit të Ministrave, AKSHI do të jetë njësoj si BiG Brother! Merr nën kontroll të gjithë infrastrukturën dhe stafin teknik në të gjithë vendin! Kontrollon çdo të dhënë, por nuk kontrollohet nga askush!
Big Brother i Edi Ramës mund të ndërhyjë pa i dhënë llogariaskujt në rregjistrin Elektronik të Pronave, të Tatimeve, në Dogana, në Gjendjen Civile, në rregjistrin e Gjykatave, në sistemet sekrete të sigurisë dhe në ato Mbrojtjes.
Sipas deputetit Hasa, ky vendim është marrë për t?i hapur rrugën konçesionit të sistemeve elektronike, përfshirë atë të menaxhimit të tatimit mbi vlerën e shtuar, prapa të cilit, për demokratët, është vëllai i kryeministrit Olsi Rama.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pd-big-brother-rama-po-merr-ne-kontroll-te-gjitha-te-dhenat-elektronike-te-shqiptareve