Sfida e sigurisë ushqimore - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Siguria ushqimore është një betejë e humbur e qeverisë shqiptare ndër vite, për shkak të fondeve të pakta dhe korrupsionit.



Aktualisht mungon një kuadër ligjor, i cili të kontrollojë të gjithë ciklin nga ferma deri në tavolinën e konsumatorit. Ndaj për ministrin e bujqësisë Niko Peleshi ky fakt do të jetë në vëmendje të punës së tij.



Rritja e sigurisë ushqimore mbi të gjitha është çështje fondesh, bujqësia ka nevojë për dy deri në trefishin e buxhetit që merr aktualisht. Ndonëse skemat e mbështetjes financiare janë rritur nga viti në vit, sërish situata mbetet problematike.



Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit, i cili ka për detyrë që të kontrollojë tregjet dhe produktet lidhur me garancinë që ato ofrojnë, ka në përbërjen e tij 285 inspektorë ndërsa subjekt i kontrollit ushqimor janë mbi 20 mijë biznese.