Report TV - Qendro: Situata në monitorim, asnjë rrezik për qytetarët

2018-05-09 0

Drejtori i ARSH, Afrim Qendro deklaroi se ende nuk ka një datë të saktë se kur do të hapet sensi i bllokuar i rrugës nga Elbasani në Tiranë. Në një prononcim për mediat si u shpreh se po bëhet studimi gjeologjik, ndërsa pas analizës do të dalin edhe përgjegjësitë e firmës që e ndërtoi.
?Ende nuk ka një datë se kur do të jetë e hapur plotësisht. Rruga do të hapet, pasi të jemi të sigurt që jeta e qytetarëve nuk rrezikohet. Nuk jam në dijeni për rrëshqitje të tjera, rruga është marrë në dorëzim nëntorin e vitit të kaluar. Përsa i përket përgjegjësive të firmës do të dalin pas analizës së plotë.

Pasi të dalë studimi gjeologjik dhe analizat do të flasim për shkaqet dhe masat. Është shumë shpejt për të arritur në konkluzione dhe për të folur për përgjegjësitë? deklaroi ai.

Drejtori i ARSH theksoi se po punohet që përmes një ?bypass-i? në një gjatësi prej një km të rregullohet trafiku edhe nga Elbasani në Tiranë në një sens të kontrolluar dhe me masa shtesë.

?Po punojmë që nëpërmjet një ?bypass-i? që ne kemi krijuar në një gjatësi prej një km për të rregulluar trafikun nga Elbasani në Tiranë në një sens të kontrolluar dhe me masa shtesë për të bërë të mundur kalimin e të gjithë automjeteve? tha ai.