Report TV - Report Tv në Ferras, panorama pas tërheqjes së ujit

2018-05-09 1

Disa ditë pas përmbytjeve që preken më së shumti zonat e Fierit dhe Vlorës, situata atje vijon të jetë e trishtueshme. Banorë që janë kthyer nga vendqëndrimet e evakuimeve, shohin se si para syve të tyre është shkatërruar mundi i një jetë, pa pasur mundësi të bëjnë asgjë.
Report TV ishte në Ferras të Fierit në disa banesa tashmë që vetëm emri u ka mbetur i tillë. Adrian Dine, bashkë me të shoqen dhe fëmijët, janë një nga shumë familjet e zonës, që nuk duan ushqime dhe batanije por një çati të sigurt ku të fusin kokën.

?Këtu është shkatërruar cdo gjë, si në 2015. Na dërguan në konvikt 3 ditë, kur edhëm e njëjta gjendje. I bëj apel shtetit të na ndihmojë për shtëpinë dhe për orenditë. Po pati zemër le të verë dorë, nuk kemi se ku të jetojmë. Për ushqimet që na sjell nuk kam nevojë, nuk dua, mua të më japë rroba dhe ndihma? u shpreh Adrian Dine