Ora News - Jepet lamtumira për Aleksandër Ndokën, burgjet i japin leje të birit të shkojë në varrim

2018-05-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

I është dhënë sot lamtumira e fundit, Aleksander Ndokës, vëllait të ish deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka i cili u ekzekutua me armë zjarri teksa po hynte në banesen e tij në lagjen "Nëne Tereza" të qytetit të Lezhës.

Në ceremonine mortore kanë marrë pjese mijera njeres, miq të afërm dhe bashkëpunëtor të Ndokës, ndërkohe që të pranishëm ishin dhe aktor të politikës lokale. Në ceremoninë mortore ishte dhe djali i të ndjerit, Samuel Ndoka, pasi Drejtoria e Burgjeve i kishte dhënë lejë për të marrë pjesë në varrimin e të atit. Ai është sjellë nga dy furgona policie, ndërsa ishte në vëzhgim nga efektivet gjatë gjithë ceremonisë.

Gjithçka ka kaluar në heshtje, ndërsa familjaret dhe të afërmit ju kanë qëndruar larg mediave duke mos folur asnjë fjalë për vrasjen e 48-vjeçarit Aleksander Ndoka.

Nga ana tjetër policia e Lezhës sëbashku me specialistë të ardhur nga Drejtoria e Policisë së Shtetit po vijojnë hetimet në lidhje me ekzekutimin mafioz të 48-vjeçarit Ndoka.

Policia po heton në disa pista, duke nisur që nga funksioni i Ndokës në disa detyra shtetëtore e deri tek konfliktet e të birit.

Informacionet e policisë janë të rezervuara, ndërkohe që pas ceremonisë mortore pritet të merren në pyetje familjaret.Dëshmia e tyre do të jetë mjaft me interes, për të përcaktuar pistën kryesore të hetimit me qëllim për të rënë në gjurmet e autoreve të kësaj ngjarje që tronditi Lezhën.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/jepet-lamtumira-aleksander-ndoken-burgjet-i-japin-leje-te-birit-te-shkoje-ne-varrim