Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shiu ia la vendin dëborës edhe në Llogara. Reshjet e nisura gjatë natës kanë krijuar një shtresë deri në 10 centimetra në pikën më të lartë të Llogarasë
Paraprakisht nuk raportohet për probleme në lëvizjen e mjeteve në aksin nacional Vlorë-Llogara, por policia rrugore apelon për kujdes dhe përdorim të zinxhirëve
Në Qarkun e Kukësit Reshjet e dëborës kanë përfshirë të gjitha zonat mbi 600 metra lartësi.
Trashësia e Dëborës varion nga 5 deri 20 cm në rajonin e Valbonës.
Reshjet e rëna gjatë mengjesit të sotëm kanë krijuar vështirësi momentale, ku është ndërhyrë nga firmat kontraktore për stabilizimin e gjendjes.
Aktualisht të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme normalisht, ndërsa probleme me energjinë raportohen vetëm në Njësinë Administrative Zapod.
RRUGËT ME DËBORË
Rruga e Kombit 5 cm dëborë.
Kolsh-Q.Shllak 6 cm dëborë
Kukës-Bushtricë 5 cm dëborë
Kukës-Ura e Zapodit nuk ka dëborë
B.Curri-Valbonë 20 cm dëborë
Në të gjithë qarkun veprojnë 20 borëpastruese 4 fadroma për mbajtjen në gadishmëri të akseve rrugore.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/debora-zbardh-dajtin-ja-temperaturat-diten-e-sotme