Report TV - Bushati: Basha të përgjigjet ku i gjeti PD 1 mln USD?

2018-05-09 0

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati ka denoncuar aferat e Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës për burimin e 1 milion dollarëve që u përdorën për të blerë lotimin në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, sipas tij ky rast është denoncuar jo vetëm nga Partia Socialiste por edhe media amerikane.
Për këtë Bushati tha se disponohen prova, janë dokumente të Departamentit të Drejtësisë Amerikane.

Më tej Bushati tregoj se skandali i dytë i PD-së është publikuar nga rrjeti prestigjioz Një tjetër skandal për të cilin Partia Demokratike vazhdon të heshtë, është ai i publikuar në rrjetin prestigjioz të informacionit ?Bloomberg?.

Ai kërkoj nga prokuroria të hetoj rastin dhe të vendosi drejtësi.
Reagimi i plotë:

Prej më shumë se dy javësh tashmë, Lulzim Basha po përpiqet t?i shpëtojë me heshtje dy aferave të jashtëzakonshme korruptive, të denoncuara jo nga ne por nga institucionet dhe nga media amerikane.

Ndonëse gjatë kësaj kohe ka dalë në mënyrë të përditshme në media për të sulmuar qeverinë me lloj-lloj akuzash të sajuara, madje edhe në ditët e përballimit të emergjencës së përmbytjeve, Basha vazhdon të mos thotë asgjë për origjinën e 1 milion dollarëve me të cilat bleu mbështetjen e lobuesve në Uashington.

Free Traffic Exchange