MB i Italisë tregon lidhjet e familjes mafioze Carollo nga Palermo me shqiptarët

2018-05-09 1

Organizata më e fuqishme kriminale italiane ?Cosa Nostra? ka ngritur bazat e saja në Shqipëri. Lajmi i bujshëm bëhet akoma edhe më alarmant kur burimi i tij nuk janë ato mediatike, që mund të kenë edhe doza spekullimi, por vetë ministri i Brendshëm italian, Marco Minitti. Sipas raportit të paraqitur në Parlamentin italian, nga ministri Minitti rezulton se të paktën një nga familjet mafioze siçiliane ka hyrë në bashkëpunim të fuqishëm me trafikantë shqiptarë të drogës, duke ngritur edhe bazat e saj në vendin tonë.
Ministri i Brendshëm i Italisë në raportin që i paraqet Parlamentit për punën e bërë nga Drejtoria e Anti-mafias për 6-mujorin e dytë të vitit 2016 disa herë përmend trafikantët shqiptarë të drogës si bashkëpunëtorë të ?Cosa Nostra?-s, por në faqet 64-65 përmendet një emër konkret. Sipas raportit një anëtar i familjes mafioze Carollo, nga Palermo, kishte ngritur një bandë e cila sillte kanabisin nga Shqipëria në Milano. ?Edhe aktiviteti i trafiku i drogës është sektori që na ka lejuar, në këtë 6-mujor, të kuptojmë nga sinjalet e marra shtrirje të aktivitetit të COSA NOSTRA edhe në Shqipëri.

Gjatë operacionit "Rubens", i përfunduar në nëntor nga Policia e Shtetit, u kap një organizatë kriminale, me seli në Milano, aktive në importim e marihuanës nga Shqipëria ku merrte pjesë edhe djali i një anëtari të familjes CAROLLO të Palermos?, thuhet në raportin e ministrit të Brendhsëm të Italisë. Po kështu përmendet edhe një rast i identifikuar në nëntor të 2016, kur në Catania të Siçilisë u kap gati 1 ton kanabis. ?Hetimet kanë bërë të mundur identifikimin e Shqipërisë si vend origjine të ngarkesës, brigjeve të Pulias si një vend hyrjeje dhe aksit rrugor të Kalabrisë si një kanal transiti për Sicilinë?, thuhet në raport.

Free Traffic Exchange