Report TV - Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj inspekton punimet në burgun e Reçit

2018-05-09 3

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka inspektuar këtë të shtunë punimet në burgun që pritet të hapet në Reç të Shkodrës. Burgu ka një kapacitet për 760 të burgosur dhe sipas ministres do të zgjidhë problemin e mbipopullimit.
?Sot inspektuam institucionin dhe shikojmë që punimet janë drejt fazës përfundimtare. Burgu i Reçit do t?i japë zgjidhje problemit të mbipopullimit në sistemin e burgjeve?, ka thënë Gjonaj.

Burgu është një investim i BE-së dhe sipas ministres, me të përfunduar do të jetë në përputhje me standardet europiane sa i takon trajtimit të të dënuarve dhe të paraburgosurve.

Ministrja ka theksuar se, hapja e këtij institucioni është një lajmi i mirë për qarkun e Shkodrës pasi në të do të punësohen rreth 400 punonjës, të cilët do të zgjidhen në bazë të meritokracisë.