Report TV - Vrasja e Aleksandër Ndokës, i ftuar në studio ish-zyrtari i policisë Mit’hat Havari

2018-05-09 0

Për ish-oficerin e lartë të Policisë së Shtetit, Mit?hat Havari, vrasja e djeshme e Aleksandër Ndokës ka patur në sfond arsye të forta.
?Ka pasur arsye të forta që e kanë ekzekutuar. Atje është bërë nami me tokat, si në Kavajë. Pastaj ka patur konflikte e trafiqe, të cilat policia e Lezhës i njeh mirë?, ka thënë Havari, i ftuar në studion e lajmeve të ?Report Tv?.
Ish-zyrtari i policisë e ka krahasuar ekzekutimin në fjalë me ekzekutimet mafioze në Siçili dhe ato të vitit ?97, kur ishte ende në detyrë. ?Kjo është vrasje siçiliane, ose si ato të Altin Dardhës në kohën e ?97, kur kam qenë në detyrë. Mendoj se diferenca e kohës dhe heshtja e familjarëve është komprometuese?, ka thënë Havari.

Ai ka shprehur dyshimet e tij sa i takon denoncimit me 6 orë vonesë të familjes së të ndjerit, që sipas tij nuk është aspak normale. ?Jam çuditur nga kjo. Edhe nëse ka 2 apo 1 orë vonesë do të thotë se këtu ka diçka. Ata ndoshta kanë informacion, e dinë, mendojnë për hakmarrje. Rrugë tjetër s?ka?, ka thënë Havari.

Intervista e plotë:

Zoti Havari, cilat janë të fshehtat e kësaj ngjarjeje?

Mit?hat Havari: Nuk ka gjë të fshehtë. Vrasësit e kryen atë dhe kaq.

Kemi të bëjmë me një sulm mafioz?

Mit?hat Havari: Po, si vrasje siçiliane është. Vrasje e ashpër, e rëndë.

Vrasja është kryer në mbrëmje, ndërsa familja ka njoftuar policinë në mëngjes. Sa dyshime ngre kjo?

Mit?hat Havari: Jam çuditur nga kjo. Edhe nëse ka 2 apo 1 orë vonesë do të thotë se këtu ka diçka. Ata ndoshta kanë informacion, e dinë, mendojnë për hakmarrje. Rrugë tjetër s?ka. Ose ndonjë gjë që mund të ketë pasur ai në makinë e kanë marrë. Nuk ka mundësi që të mos kenë dëgjuar zhurmën e automatikut.

Kanë menduar se janë fishekzjarre...

Mit?hat Havari: Zhurma e fishekzjarrëve nga ajo e plumbave ndryshon si nata me ditën. Ata mbase s?janë ekspertë t?i dallojnë, por është ora 10, mungon kryefamiljari, ka diçka që nuk shkon. Aq më shumë kur këta si fis nuk është se kanë qenë të paekspozuar, paqësorë, etj. Kanë pasur probleme. Nuk kanë dalë sot këto probleme në Lezhë, kanë vite dhe policia s?i ka kontrolluar dot.

Po përplasjen e të birit në zgjedhjet e 25 qershorit?

Mit?hat Havari: E përjashtoj djalin e tij. Ka pasur arsye të forta që e kanë ekzekutuar. Atje është bërë nami me tokat, si në Kavajë. Pastaj ka patur konflikte e trafiqe, të cilat policia e Lezhës i njeh mirë.

Në formularin e deklarimit Ndoka del i papërfshirë...

Mit?hat Havari: E pash, por sot ka mënyra për t?u vetëpastruar. Unë them vetëm kaq, që autorët që kanë arritur tek vrasja kanë pasur arsye të forta. Nuk është një problem i thjeshtë. Vrasjet e çastit i bëjnë të vegjlit, por ky ishte 50 vjeç

Free Traffic Exchange