Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ekzekutohet me breshëri kallashnikovi Aleksandër Ndoka. Ky është vëllai ish-deputetit të Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, Arben Ndoka.
48 vjeçari është gjetur i vdekur në oret e para të mëngjesit të 9 dhjetorit 2017, brenda automjetit para banesës ku jetontë në lagjen "Nënë Tereza" të qytetit të Lezhës. Ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se vrasja dyshohet të ketë ndodhur rreth ores 22 e 30 minuta të mbrëmjes të së premtes, (8 dhjetor)
Ndoka ishte anëtar i këshillit bashkiak të Lezhës nga një parti e vogël, dhe dy muaj më parë ishte emëruar drejtor i IKMT-së për veriun në qendër të Shkodrës
Kur ndodhi vrasja?
Kanë qenë familjarët që kanë gjetur trupin e pajetë të 48-vjeçarit rreth orës 4:00 të mëngjesit dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se vrasja mund të ketë ndodhur rreth orës 22:30 e të premtes. Familjarët kanë dëgjuar zhurmë por kanë menduar se ishin fishekzjarre.
Informacioni i paraprak i policise ishte: "Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Lagjen ?Nënë Tereza?, ku kanë konstatuar se në mjetin tip ?Mitsubish?, me targa AA 382 SE, ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A.N.,48 vjeç, banues në lagjen ?Nënë Tereza? Lezhë, i vrarë me arme zjarri nga persona akoma të paidentifikuar?
Nga veprimet paraprake bëhet e ditur se në drejtim të automjetit të Ndokes është qëlluar me bresheri automatiku. Burime nga grupi hetimor bën me dije se janë gjetur 14 gëzhoja kallashnikovi në vendin ku ndodhi ekzekutimi. Një pjesë e plumbave kanë prekur 48-vjeçarin në disa pjese të trupit, duke i marrë dhe jetën.
Burimet flasin se autorët mund të kenë qenë më shumë se një person.
Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/lezhe-vritet-me-arme-zjarri-vellai-i-ish-deptuetit-arben-ndoka