Sarandë, maskat vjedhin marketin, policia arreston pijanecin që mori një shishe raki

2018-05-09 0

SARANDË- Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive të grabitjes së një marketi. Ngjarja ka ndodhur 4 ditë më parë, ndërsa si grabitës është arrestuar 48 vjeçari Leonard Danaj banues në Sarandë. Sipas policisë 48 vjeçari ka thyer portën prej xhami të marketit në pronësi të shtetasit E.L. duke vjedhur paketa, 12.000 lekë, 350 euro si dhe disa shishe me pije të ndryshme alkoolike.
Por, sipas pamjeve te kamerave te sigurisë të siguruara nga Report Tv, shtetasi i arrestuar nuk ka lidhje me vjedhjen dhe se këtë fakt policia e ka ditur, pasi në market ka pasur kamera sigurie, ku nga pamjet duket se kanë hyrë dhe kanë vjedhur 2 persona të tjerë.

Personi i arrestuar është i alkoolizuar dhe ka hyrë në market pasi hajdutët ishin larguar. Nga pamjet e kamerave duket se 48 vjeçari i dehur ka parë derën hapur dhe ka hyrë, më pas ka marrë vetëm një shishe pije alkoolike.