Tokat e Lushnjes ende nen uje

2018-05-09 3

Çdo mëngjes fermeri Erjon Beqiri sheh tokën që i është përmbytur. Tani është vone, nuk shpëton dot gjë.

Ujerat e Semanit në Imsht të Lushnjes i shkatërruan të mbjellat.

Gruri është kalbëzuar dhe tokat janë të baltosura.

Qëndrimi i ujit për një jave në tokat e tyre i ka nxjerre jashtë përdorimit deri në muajin prill-maj këto sipërfaqe.

Familjen prej katër anëtarësh të Erjonit përmbytja e fundit e ka dëmtuar ekonomikisht.

Kërkesa e vetme është ndihme për shpenzimet e mbjelljes.

Asnjë ekskavator nuk i është vënë në dispozicion, duket se të gjithë e kanë braktisur.

Fermerët e kësaj zone patën të njëjtin fat.

Këto toka buzë lumit rrezikojnë të kthehen në moçal. Më në thellësi, uji arrin deri në 40 cm. Ujerat e lumit Seman kanë sjellë me vete barishte e gurë, duke i hedhur në këto sipërfaqe të cilat kanë shërbyer si toka buke përgjatë 15 viteve të fundit. Mungesa e dezinfektimit rrezikon daljen jashtë përdorimit të 120 ha tokë.

Tv Klan

Free Traffic Exchange