Shkëlqim Hajdari, ish-drejtues i Prokurorisë së Apelit të Tiranës dhe kryetar i Shoqatës së Prokurorëve, ka shprehur bindjen se reforma në drejtësi do të sjellë ndryshime pozitive në organet e akuzës në mbarë vendin. I ftuar në studion e ?Report TV?, Hajdari ka deklaruar se figura e ardhshme e prokurorit të përgjithshëm do të jetë e shkëputur nga ndikimet e politikës dhe krimit, ndonëse për të arritur rezultate do të duhet kohë. Asnjë anëtar i Këshillit të Prokurorisë nuk ka të drejtën morale të jetë kryeprokuror i përkohshëm.
Gjatë intervistës, zoti Hajdari ka folur edhe për ndryshimet që pritet të prekin inspektoratet në Republikën e Shqipërisë, të cilat sipas tij i janë nënshtruar reformimeve nën mbikëqyrjen e institucioneve të specializuara ndërkombëtare.