Rreshqitje guresh, bllokohet aksi Elbasan-Tirane

2018-05-09 1

Një masiv dheu është shkëputur dhe ka rënë në rrugën Elbasan-Tiranë, në afërsi të fshatit Mamël. Burime zyrtare thonë se për këtë arsye, lëvizja e automjeteve në këtë sens do të bëhet nga rruga e vjetër.

?Ju njoftojmë se është bllokuar lëvizja e mjeteve në sensin e lëvizjes Elbasan-Tiranë për shkak se ka rënë një masiv dheu. Lëvizja e mjeteve do të bëhet nga rruga e vjetër në Qafë Krrabë?, thotë policia e Elbasanit në një njoftim paraprak të sajin.

Fatmirësisht, në momentin e shkëputjes së gurëve nuk ka patur makina në lëvizje.

Policia dhe mjete të tjera janë angazhuar që prej mëngjesit për pastrimin e rrugës dhe hapjen e këtij aksi. Në krahun tjetër të rrugës, Tiranë-Elbasan, qarkullimi vijon normalisht. Megjithatë, drejtuesit e automjeteve rekomandohen të kenë kujdes për shkak të motit me shi./tvklan.al