Sonte finalja e madhe e “Kenga Magjike”

2018-05-09 1

Klint Çollaku, Anxhela Peristeri, Mentor Haziri, Elhaida Dani, Aurel Thëllimi, Xhesika Polo apo Rovena Dilo janë disa nga 20 këngëtarët finalistë. E Shtuna, në orën 20 e 15, rikthen në ekranin e Televizionit Klan, ?Kënga Magjike?.

Dhe nga kjo skenë, ai ose ajo që votohet për të qenë në finalen e madhe, nuk mbetet pa trofe.

Këngëtarët dhe i gjithë produksioni i ?Kënga Magjike? janë në përgatitjet e fundit të një spektakli që do të zgjasë deri në mesnatë.

Surprizat? Protagonistët e tyre do të vijnë nga brenda festivalit.

Besart Kallaku e Erion Isai, Arjola Shehu dhe Nevina Shtylla, katër shoqëruesit e Ardit Gjebreas në prezantimin e edicionit të 19 të ?Kënga Magjike?, na lenë takim sonte, në orën 20 e 15, drejtpërdrejt nga Pallati i Koncerteve.

Tv Klan

Free Traffic Exchange