Në një deklaratë për mediat, kryetari i komisionit të ligjeve Ulsi Manja ka deklaruar se, prokurori i përgjithshëm i përkohshëm do të jetë ushtruesi i detyrës deri në krijimin e KLP-së, si organi i ngarkuar nga Kushtetuta për të bërë zgjedhjen e prokurorit të ri.
?Pra, do jetë prokuror i sistemit. Pastaj duhet të ketë 15 vjet eksperiencë si prokuror, të ketë kryer Shkollën e Magjistraturës, ose të ketë gradë shkencore në Drejtësi?, ka thënë Manja.
Ai ka saktësuar se dy kriteret e fundit kandidati nuk duhet t?i ketë të dyja njëkohësisht. ?Duhet të ketë 15 vjet punë dhe shkollën, ose 15 vjet punë dhe gradën. Sistemi ynë ka të tillë prokurorë dhe unë jam besimplotë se do të kemi?, ka thënë Manja.