Një ditë pas mbledhjes se kabinetit " />
Një ditë pas mbledhjes se kabinetit "/>

Ora News - "Masterplani i alpeve shqiptare", Klosi: Në 2030, presim 600 mije turistë

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ditë pas mbledhjes se kabinetit qeveritar ne Shkodër, në po këtë qytet, qeveria vendosi te zhvilloj edhe mbledhjen Publike të Këshillit Kombëtar të territorit për planin e turizmit për Alpet shqiptare dhe paketën e projekteve që përfshin ajo që kryeministri Edi Rama, e quan Shkodra turistike.

Në fjalën e saj gjate mbledhjes, zv/kryeministrja Senida Mesi, tha se përmes nismave të tilla, synohet ndërtimi i një pasaporte me investimet që po bëhen dhe ato që mbeten plane, duke dhënë një pasqyrë të projekteve të planifikuara dhe atyre në Zhvillim.

Shkodra, është tentativa e pare per promovimin e kësaj përqasjeje të re, e cila për kete qark tha zv. Kryeministrja është e fokusuar ne katër fusha primare.

Mesi: Qarku i Shkodrës, do të fokusohet në zhvillimin e tij në katër drejtime; në turizëm, atë malor, kulinar, agrar, etj, të bujqësisë, të industrisë veçanërisht të peshkimit dhe të energjisë. Qarku i Shkodrës, përfshirë edhe kaskadën e Drinit, është një burim resursesh. Përpunim dhe prodhim të industrisë së lehtë ushqimore.

Duke saktësuar se është një fond prej 75 milion eurosh , e akorduar nga qeveria shqiptare por edhe investitorët e huaj, për realizimin e këtyre projekteve territoriale, zv/kryeministrja Mesi, listoi disa prej më të rëndësishmeve për qarkun e Shkodrës.
Mesi: Në projektet gjatë vitit 2018, do të kemi rrugën e Velipojës dhe Shëngjinit. Ideja është që të kemi një lidhje mes Shëngjinit, Velipojës për të vijuar në Ulqin. Rikualifikimi i gjithë bregut të Bunës, rindërtimin e një rruge të re biçikletash si dhe për ndërtimin e muzeut të liqenit.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, prezantoi objektiva ambicioz, duke e cilësuar masterplanin e alpeve, si një epoke për ta shndërruar atë në një pol të zhvilluar turistik.

Klosi: Përfitimi ekonomik që pritet të realizohet i kap shifrat sipas kalkulimeve në plot 980 mln euro. Nëse në 2016, kemi pasur 67 mijë turistë që kanë vizituar Alpet, presim që kjo shifër të shkojë në 102 mijë në 4-5 vjet. Për të shkuar drejt vitit 2031 në plot 600 mijë turistë.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/masterplani-i-alpeve-shqiptare-klosi-ne-2030-presim-600-mije-turiste