Report TV - Rrëshket masivi shkëmbor, bllokohet aksi Elbasan-Tiranë

2018-05-09 0

Bllokohet lëvizja e mjeteve nga Elbasani në drejtim të Tiranës për shkak të shembjes së një masivi dheu në Mamël. Policia njofton se lëvizja e mjeteve do të bëhet nga rruga e vjetër në Qafë Krrabë.
?Më datë 09.12.2017 ju njoftojmë se është bllokuar lëvizja e mjeteve në sensin e lëvizjes Elbasan-Tiranë për shkak se ka rënë një masiv dheu. Lëvizja e mjeteve do të bëhet nga rruga e vjetër në Qafë Krrabë? thuhet në njoftimin e bluve të Elbasanit.

Ndërkohë që vijon puna për të zhbllokuar rrugën nga masivi shkëmbor që ka rënë në fshatin Mamël. Ndërkohë që vijon lëvizja në sensin nga Tirana në Elbasan normalisht.