Ora News - Ekzekutohet vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka, gjenden 14 gezhoja kallashnikovi

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ekzekutohet me breshëri kallashnikovi Aleksandër Ndoka, vëllai ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se vrasja mund të ketë ndodhur rreth orës 22:30 e të premtes (8 dhjetor 2017) ndërsa policia njofton se në orën 04:25 të 9 dhjetorit kanë konstratuar në makinë trupin e pajetë të 48 vjeçarit.

Aleksandër Ndoka u gjet i vrarë në makinën e tij tip ?Mitsubish?, 2 metra larg banesës në lagjen "Nënë Tereza" në Lezhë.

Ndoka ishte anëtar i këshillit bashkiak të Lezhës nga një parti e vogël, dhe dy muaj më parë ishte emëruar drejtor i IKMT-së për veriun në qendër të Shkodrës

Kur ndodhi vrasja?

Burime nga grupi hetimor bën me dije se janë gjetur 14 gëzhoja kallashnikovi në vendin ku ndodhi ekzekutimi me breshëri automatiku. Po burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se familjarët kanë dëgjuar zhurmë mbrëmjen e së premtes por kanë menduar se ishin fishekzjarre.

Ndërkohë informacioni i paraprak i policise ishte: "Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Lagjen ?Nënë Tereza?, ku kanë konstatuar se në mjetin tip ?Mitsubish?, me targa AA 382 SE, ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A.N.,48 vjeç, banues në lagjen ?Nënë Tereza? Lezhë, i vrarë me arme zjarri nga persona akoma të paidentifikuar?

Pse u ekzekutua?

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa i ndjeri rezulton se nuk kishte konflikte me ndonjë person. Në formularin e vetëdeklarimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton pa precedentë penalë.

Një pistë dyshimi lidhet me djalin e tij, Samuel Ndoka i cili u arrestua nga policia më 29 tetor të këtij viti. Ai bashkë me kushërinjtë e tij më 25 qershor plagosën me armë zjarri Florian Dushkun, aktivist i LSI-së.

FNSH ne kerkim te autoreve

Policia sqaron se janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të krimit.

Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga Policia e Lezhës për kapjen e autorëve, janë dërguar edhe dy grupe të FNSH-së së Shkodrës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lezhe-vritet-me-arme-zjarri-vellai-i-ish-deptuetit-arben-ndoka