Vrasja e vëllait të ish-deputetit Ndoka ka tronditur qytetin e Lezhës, ndërsa forca të shumta policie dhe njerëz ndodhen në banesën e tij. Report Tv ka siguruar pamjet e para nga vendi i ngjarjes. Në pamjet e Report Tv duket edhe vëllai i tij, Arben Ndoka së bashku me persona të tjerë. Tashmë familja Ndoka ka hapur dyert e mortit.
Aleksandër Ndokës iu bë atentat në momentin që do të dilte nga makina për të hyrë në banesë duke e lënë të vdekur në vend. Ai dyshohet se është ndjekur prej disa ditësh, ndërsa në orët e para të mëngjesit të sotëm i kanë bërë pritë duke e vrarë.