Ora News – Debate për sigurimin e detyrueshëm, Spahiu: Kompanitë s’kanë fuqi të mbulojnë dëmet!

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çështja e sigurimit të detyrueshëm ka shkaktuar debate në studion e ?Ekopolitikë? midis palëve pro dhe kundër. Deputeti i LSI, Përparim Spahiu tha se nuk besonte që kompanitë e sigurimit të kishin fuqi të mbulonin dëmshpërblimin për banesat e përmbytura.

Por, drejtori u Eurosig, Kadri Morin dhe deputeti i PS, Besnik Bare e mbështesin idenë e sigurimit të detyruar. Gerti Shella mendon se fillimisht do të thuhet 50 euro dhe më vonë do të shkojë 500 euro.

Pjesë nga debatet:

Spahiu: Nuk jam i bindur që kompanitë e sigurimeve të paguajnë këto dëme.
Morina: A e mora unë? Kam paguar 2.5 mln euro.
Spahiu: Në Itali, mbulonin me rrjetë frutat sepse i mbronin me rrjetë nga breshëri dhe rrjeta subvencionohej nga qeveria për të mos shkuar tek sigurimet.
Morina: Në Evropë nuk sigurohet rrushi po nuk qenë i mbuluar me rrjetë.
Bare: Unë jam për atë, biznesi duhet të ketë sigurim të detyrueshëm të pronës.
Shella: Pse nuk e merrni ju si shtet me detyrim? Keni policinë, ushtrinë.
Bare: Po në Francë që e bëjnë me detyrim për biznesin.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/debate-sigurimin-e-detyrueshem-spahiu-kompanite-skane-fuqi-te-mbulojne-demet

Free Traffic Exchange