Report TV - Çollaku: Ja si Rama na e vonoi librin e ndaluar të Frojdit në kohën e diktaturës

2018-05-09 5

I ftuar në emisionin ?Repolitix?, që në fokus ka patur ?8 Dhjetorin?, anëtari i kryesisë së PD, Kreshnik Çollaku ka rrëfyer një ?bëmë? që ka bërë dikur në kohën e diktaturës, me një libër që asokohet konsiderohej ?mollë e ndaluar?.
Çollaku ka treguar se si Edi Rama atëherë e mbajti librin në zotërim më shumë se ç?duhej, duke shkaktuar ?pakënaqësi? tek të tjerët që mezi prisnin ta lexonin.

?Atëherë kanë qenë disa libra të ndaluar, vështirë për t?i gjetur. Nga vitet 87 dhe 89 dhe kush mund t?i gjente ishte... Një mik më tha, kam gjetur librat e Freudit për psiko-analizë. I them, ma sill. Ma sjell pas na një jave. Po ç?pate, i thash. Ma vonoi njëri që ia kisha dhënë, më tha, një kolegu im, Edi Rama. Kështu që unë isha pas Edi Ramës në listë, kjo është historia?, ka treguar Çollaku.

Duke vijuar tregimin e tij, eksponenti i PD ka thënë se libri në fjalë në atë kohë konsiderohej tabu dhe mund të dënoheshe për agjitacion dhe propagandë.

?Mund të infiltrohej një agjent aty ku qarkullonte libri dhe kapej i gjithë grupi. Por egërsia kishte rënë dhe kishte shumë libra që qarkullonin fshehurazi në Tiranë, nga njëri person tek tjetri, deri në 10-15 vetë?, ka thënë Çollaku.