Ora News – Studentët rrëzuan regjimin? Myftaraj: T’u vijë turp, mashtrojnë. Ata i shërbyen

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërsa 8 dhjetori njihet zyrtarisht si Dita e Rinisë dhe pluralizmit shqiptar, emisioni ?Ju flet Moska? i Kastriot Myftaraj sjell një tjetër këndvështrim të historisë.

Sipas tij, e gjithë klasa politike 27 vjeçare ka krijuar dhe bie dakord me një fabul të rreme, sipas të cilës studentët e lëvizjes së dhjetorit dhe intelektualët shqiptarë i dhanë fund regjimit komunist.

Përkundrazi, thotë Myftaraj, ata i bënë shërbimin më të madh regjimit, duke e shpëtuar nga turpi i falimentimit dhe shpartallimit të plotë.

?8 dhjetori është nga ditët më të këqia të Shqipërisë, dita e propagandës së rreme sovjetike? thotë Myftaraj.

Kastriot Myftaraj: 8 dhjetori është dita ku më së shumti ky emision e simbolizon qartë titullin e vetë për ato që ndodhin në Shqipëri, titullin ?Ju flet Moska? në kuptimin e propagandës së gënjeshtërt që ka simbolizuar historikisht Radio Moska në botë. 8 dhjetori, e ashtëquajtura zyrtarisht dita e rinisë, apo dita e pluralizimit, dita e lëvizjes studentore kundër regjimit komunist është në fakt një propagandë e rreme sovjetike.Ajo meriton të quhet sipas titullit të emisionit të sotëm, Dita Shqiptare e Katovicës.Interesante është që të gjitha palët, regjimi komunist, Ramiz Alia, PD, Sali Berisha, PS, Fatos Nano, Edi Rama, të gjithë sot po ti shikoni të gjithë bien dakord për një fabul të rreme.

Cila është fabula? Regjimi komunist hezitonte të bënte reforma demokratike siç po ndodhte në lindjen komuniste në vitin ?90. Dhe atëherë u ngritën studentët në protestë, protesta studentore. Në këto rrethana, lideri komunist, diktatori komunist Ramiz Alia thirri një përfaqësi të studentëve dhe këta kërkuan pluralizimin politik. Në këto rrethana dolën disa intelektualë dhe morën drejtimin e lëvizjes të cilët themeluan partinë e parë opozitare, PD. Dolën intelektualët dhe kështu na erdhi pluralizmi politik në Shqipëri. Në fakt e gjithë kjo është një gënjeshtër, gënjeshtër në origjinë të të gjitha të këqijave që kemi këto 27 vjet sepse në të vërtetë në 8 dhjetor regjimi nuk ndryshoi, nuk u reformua si pasojë e presionit nga studentët dhe intetelektualët por u shpëtua nga këta që të binte në kolaps të plotë, të shembej.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/studentet-rrezuan-regjimin-myftaraj-tu-vije-turp-mashtrojne-ata-i-sherbyen