Report TV - Mbledhja e qeverisë në Shkodër, Rama : “Thethi shpallet zonë historike”

2018-05-09 0

Kabineti kryeministror, i mbledhur pasditen e kësaj të premteje në Shkodër, ka miratuar planin që i hap rrugë projekteve që i mundësojnë qytetit dhe gjithë qarkut kthimin në pikë turistike.
?Kemi aprovuar një listë për ndërhyrjet prioritare në Shkodrën turistike, që është bërë në bashkëpunim me drejtuesit vendorë, duke marrë në konsideratë të gjitha kërkesat që kemi regjistruar gjatë bashkëbisedimit me ta, si dhe në dëgjesat e periudhës paszgjedhore me qytetarët?, ka deklaruar kryeministri Rama në përfundim të mbledhjes.

Rama ka bërë me dije se ekzekutivi ka miratuar vendimin për shpalljen e qendrës historike të Thethit dhe zonës përreth, një vendim ky që përputhet me nevojën për të investuar më shumë burime financiare në këtë zonë, duke filluar nga rindërtimi i rrugës së Thethit.

?Është miratuar edhe rregullorja për mbrojtjen e pjesëve kulturore të zonës. Aty përcaktohet edhe bashkëpunimi me Bashkinë Shkodër për ruajtjen dhe promovimin e vlerave historike e kulturore?, ka vijuar Rama.