Europol: Shqiperia burim droge - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Europol ka publikuar raportin e luftës kundër drogave I cili e përkufizon Shqipërinë si burimin kryesor të lendeve narkotike drejt BE dhe shqiptarët si zotër të marijuanës e kanabisit. Sipas raportit grupet kriminale mes tyre edhe shqiptarë, falë trafikut të drogës gjenerojnë 24 miliardë euro në vit.

?Drogat si Kokaina, Heroina dhe Marijuana po mbajnë në këmbë krimin e organizuar, mes tyre edhe krimin në Shqipëri. Shqipëria mbetet burimi kryesor I kanabisit bimor i trafikuar në BE. Rrugët e trafikimit janë nga deti ose nëpërmjet pikave të ndryshme kufitare. Gjithashtu përdoren anije ose gomone për të ?uar drejt vendeve të BE-së, tonelatat e drogës?, theksohet në raportin ?Si Droga të Paligjshme Mbështesin Krimin e Organizuar në BE.

Raporti nenvizon se grupet kriminale arrijnë të pastrojnë pjesën më të madhe të këtyre parave, duke investuar në biznese. Vetëm 1% e të ardhurave që fitojnë trafikantet konfiskohet nga autoritetet.Ne raport thuhet se grupet kriminale që fitojnë miliona euro nga trafiku i drogës, në disa raste kanë lidhje edhe me terrorizmin. Gjithashtu ngrihet shqetësimi se në 5 vitet e fundit, në treg kanë hyrë rreth 620 substanca të reja. Droga e re e cila po merr një përhapje të gjerë, quhet Fentanile.Disa lloj substancash të paligjshme kanë filluar të shiten gjerësisht në internet. Europol: Shqiperia burim droge
?GRUPET SHQIPTARE ZOTER TE KANABISIT?

Free Traffic Exchange