Fundjava e teatrove në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo fundjave rezervon disa shfaqje interesante teatrale ne kryeqytet.nuk mungojne as alternativat per publikun e vogel. ndersa te apasionuarit pas artit vizual kane pak mundesi zgjedhjeje.


Teatrot janë kryefjala e kësaj fundjave në kryeqytet. ?Dama me kamelie? në Teatrin Kombëtar e nis rrugëtimin artistik këtë fundjavë. Nën interpretimin e Luli Hoxhës, Rajmonda Bulkut, Viktor Zhustit e Laert Vasilit, ngjitet në skenë historia e dashurisë së një shitëseje dhe borgjezit të ri.


Por, kjo nuk është e vetmja shfaqje e re në kryeqytet. Edhe teatri Metropol, sjell një vepër klasike, por me elementë shqiptarë. ?Nata e 12? e Shekspirit vjen nën regjinë e amerikanit Justin Anderson me kostume tradicionale shqiptare.
JUSTIN ANDERSON
REGJISOR

Duke qenë se kjo vepër e Shekspirit ekziston prej 400 vitesh, e botuar në shumë gjuhë të botës dhe meqë specifikisht autori e ka vendosur në Iliri, menduam që do të ishte një mundësi shumë e mirë e ndërthurjes së këtyre dy kulturave. Unë isha shumë i vetëdijshëm se ajo pjesë që ne po krijonim të ndihej si pjesë e vendit, pjesë e kulturës dhe estetikës. U përpoqëm, duke filluar nga detajet, që kostumet, lëvizjet, dialektet dhe muzika të ishte specifike dhe përfaqësuese e trevave shqiptare.

Edhe për publikun e vogël, skenat teatrale në Tiranë kanë alternativa. ?Don kishoti? është vepra më klasike që ngjitet në skenë përmes kukullave në Teatrin Metropol.


?Krishtlindje të rriturish? është historia e fëmijëve që i kerkojne Babagjyshit të rriten, por kuptojne se femijeria eshte shume me e bukur. Ndersa ?Dhoma e madhe jeshile?, në Teatrin e Kukullave është alternativa për më të vegjlit, atë që ende nuk kanë nisur shkollën.


Arti vizual ofron vetëm një alternativë, atë të Ardian Isufit në Galerinë e Universitetit të Arteve. Ekspozita ?Pushteti i lules? përpiqet të rrëfejë përmes instalacioneve, pikturave e skulpturës, më shumë se sa thjesht pushtet.
Festë ka edhe në qendër të Tiranës e në Pazarin e Ri, ku atmosfera e festive e fundvitit ndihet që nga ndricimi.