Report TV - Veliaj: Guximi i dhjetoristëve në ‘90, shembull për të rinjtë e sotëm

2018-05-09 5

Me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, ish-studentë të viteve ?90, që morën pjesë në lëvizjen për rrëzimin e regjimit komunist, janë ?përballur? në një diskutim të lirë me të rinj të lindur në Dhjetor '90 dhe gjimnazistët e sotëm, mbi idealet dhe guximin e studentëve të asaj kohe që u përballën me regjimet më të egra të Europës.
Ish-studentët të Dhjetorit ?90, Pandeli Majko, Mesila Doda, Ilir Dizdari, Bislim Ahmetaj dhe Blendi Gonxhe sollën për të pranishmit momentet dhe ëndrrat e rinisë së asaj kohe, ndërkohë që për të evokuar ngjarjet e atyre ditëve për gjithë të rinjtë e sotëm në ambientet e Qendrës TEN u shfaq dokumentari ?8 Dhjetor 1990 - 27 vite pas?.

Takimin e përshëndeti edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi protagonistët e atyre ditëve historike për Shqipërinë dhe theksoi se Qyteti Studenti përfaqësonte shpresën e çdo shqiptari.

?Për mua, prezantimi i parë me Shqipërinë ishte Qyteti Studenti, pasi aty, ti kuptoje që njerëz nga çdo cep i Shqipërisë kishin një hapësirë ku ishte i gjithë mozaiku i Shqipërisë, çdo fije e shoqërisë sonë dhe ndoshta ishte kampioni më i mirë që përfaqësonte se çfarë mendonte e gjithë Shqipëria, pavarësisht se atëherë nuk lejohej media e lirë. Privilegji ynë ishte që ishim një lagje afër Qytetit Studenti dhe merrnim vesh çfarë bëhej?, tha Veliaj.

Free Traffic Exchange