Rudina/ Kengetarja qe stonoi ne “Kengen Magjike” (08.12.17)

2018-05-09 6

?Kënga Magjike? ka qenë kryefjala e diskutimeve të këtyre ditëve. Sot në studion e ?Rudina? ishin të ftuar gazetarët Eni Shehu, Dasara Karaiskaj dhe Albina Gjergji, këngëtarja Orgesa Zaimi dhe stilistja Stela Sollaku. Gjatë emisionit të ftuarit komentuan konkurentët, ndërkohë që gazetari Shehu tha se këngëtarja Filloreta Raqi e njohur me emrin e artit si Fifi ishte ndër këngëtarët që stonuan gjatë konkurrimit.
?Fifi këndon live, por është tjetër gjë të këndosh live dhe të bësh atmosferë dhe tjetër gjë të kesh një këngë profesionale. Ka këngëtarë që më pëlqejnë që kur stonojnë se tregon që është live, por të ndryshohet komplet kënga dhe të detyrohesh të mbyllësh veshët këtu fillon problemi?, tha Shehu.
?Kam përshtypjen që është ritmi i interpretimit sepse firo ka por nuk besoj se është e gjithë përformanca e stonuar. Kënga është e vështirë dhe nuk mund të jetë identike si ?play back??, tha Zaimi.
Ndërkohë fjalën e saj e ndërpreu gazetarja Dasara Karaiskaj e cila tha se Zaimi gjykon performancat e këngëtarëve duke u vënë në pozitat e tyre pasi është vetë këngëtare.

Free Traffic Exchange